VIDEO/ Kur Sali Berisha ishte kundër tymueseve në parlament dhe betohej: Kurrë nuk do ta bëj!

Në një kohë që Berisha po i vë flakën sallës së seancave në përpjekje për të shpëtuar nga prangat e SPAK, jo shumë kohë më parë, ai i dënonte këto veprime. Berisha e cilëson dhunën të papranueshme.

Ai siguronte se kurrë nuk do të bënte këto veprime kundër asaj që ai e quante tempullin qendror të shtetit. Por faktet flasin vetë, pasi gjatë gjithë kësaj periudhe, Rithemelimi ka tentuar të bllokojë punimet e Kuvendit duke ndezur zjarr dhe hedhur gaz lotsjellës për të mbrojtur imunitetin e Berishës i cili akuzohet për korrupsion.

Exit mobile version