Që kur SPAK ka nisur hetime duke ngritur në çështje pas çështjesh hetimore stekën lartë te klasa politike e korruptuar në pushtet dhe ish-në pushtet, ka nisur një lojë dyshe mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. I pari ngre topin, kurse i dyti e gjuan fortë kundër SPAK. Edi Rama nuk lë rast në mbledhje të PS apo dalje publike pa deklaruar se Drejtësia e re, SPAK, Gjykata e Posaçme, janë krijesa të tij dhe PS.
Vetëm 1 orë më pas del Sali Berisha dhe sulmon SPAK, GJKKO, prokurorët e gjyqtarët, duke bërtitur se janë shërbëtorë dhe lakej të Edi Ramës. Pas tyre këtë valle dyshe e ndjekin nëpër studio televizive në koordinim të plotë, enturazhet e tyre politike- mediatike. Bëjnë sikur kërleshen, por i gjithë thelbi i retorikës së tyre është sulmi dhe deligjimitimi i SPAK dhe Gjykatës së Posaçme, të cilat i kanë marrë nën lupë me themel klanet korruptive të Ramës, Berishës dhe Metës. Edhe në kongresin e fundit të PS, Rama pasi këmbënguli se SPAK është krijesë e PS, i ngriti topin Sali Berishës dhe njësoj si ai me tone “sovraniste”, dekaroi se këtu jemi në Republikën e Shqipërisë dhe jo në Republikën e Prokurorëve!
U ngrit topi dhe Berisha nga dy herë në ditë me konferenca dhe dalje televizive e gjuan atë kundër institucioneve të drejtësisë, duke i akuzuar se nuk janë të pavarura. Në thelb të dy sulmojnë SHBA e cila në fakt nëpërmjet ambasadës në Tiranë jua ka prerë drutë shkurt të dyve për sa i përket mbrojtjes dhe investimit të tyre te SPAK dhe GJKKO. Për të kuptuar më qartë këtë linjë dyshe, Rama-Berisha, me gjuajte topash kundër SPAK, shihni këto dy videot e mëposhtme./Alfapress.al