Legia e Varshavës surprizoi Çelsin duke e mposhtur me rezultatin 1-2 në “Stamford Bridge”, por ky triumf nuk vlejti, pasi blutë e Londrës arritën të kualifikoheshin për në fazën gjysmëfinale të Ligës së Konferencës, pas triumfit 0-3 në duelin e parë.
Polakët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 10-të me Pekhart që u tregua i saktë nga pika e bardhe e penalltisë. Në minutën e 33-të, Çelsi vendosi baraspeshën e përkohshme me Kukurejën, ndërkohë që në minutën e 42-të, spanjolli shënoi edhe golin e dytë, por u anulua nga VAR, për pozicion jashtë loje. Golin e dytë polakët e shënuan në minutën e 53-të me Kapuadin, duke regjistruar kështu një fitore historike ndaj gjigantëve anglezë.
REZULTATET LIVE:
ÇELSI – LEGIA VARSHAVË 1-2
Kukureja 33’/ Pekhart 10′ (p), Kapuadi 53′
GOLI I KAPUADI: VIDEO
GOLI I KUKUREJËS I ANULUAR NGA VAR: VIDEO
GOLI I KUKUREJËS – VIDEO
GOLI I PEKHATART – VIDEO
RAPID VJENË – DJUGARDEN 1-4
Cvetkoviç 45+1′ / Danielson 42′ (p), Kosugi 77′, Gulliksen 93′, 105′