VIDEO/ Legia e Varshavës surprizon Çelsin në “Stamford Bridge”, por anglezët kualifikohen në gjysmëfinalen e Ligës së Konferencës

Legia e Varshavës surprizoi Çelsin duke e mposhtur me rezultatin 1-2 në “Stamford Bridge”, por ky triumf nuk vlejti, pasi blutë e Londrës arritën të kualifikoheshin për në fazën gjysmëfinale të Ligës së Konferencës, pas triumfit 0-3 në duelin e parë. 

Polakët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 10-të me Pekhart që u tregua i saktë nga pika e bardhe e penalltisë. Në minutën e 33-të, Çelsi vendosi baraspeshën e përkohshme me Kukurejën, ndërkohë që në minutën e 42-të, spanjolli shënoi edhe golin e dytë, por u anulua nga VAR, për pozicion jashtë loje. Golin e dytë polakët e shënuan në minutën e 53-të me Kapuadin, duke regjistruar kështu një fitore historike ndaj gjigantëve anglezë.  

REZULTATET LIVE: 

ÇELSI – LEGIA VARSHAVË 1-2

Kukureja 33’/ Pekhart 10′ (p),  Kapuadi 53′ 

GOLI I KAPUADI: VIDEO 

GOLI  I KUKUREJËS I ANULUAR NGA VAR: VIDEO 

GOLI I KUKUREJËS – VIDEO 

GOLI I PEKHATART – VIDEO 

RAPID VJENË – DJUGARDEN 1-4

Cvetkoviç 45+1′ / Danielson 42′ (p), Kosugi 77′, Gulliksen 93′, 105′

Exit mobile version