VIDEO/ Me lot në sy dhe trëndafila, shokët e klasës i thonë lamtumirë 14-vjeçares që u vra në Shkup: Vanya na la!

Me trëndafila në duar, me lot në sy dhe me kokë të ulur, sot në mëngjes shokët e klasës, prindërit dhe qytetarët e thjeshtë të Vanjës kanë pritur në radhë para shkollës “Johan Heinrik Pestalozzi” në Qendrën e Shkupit për të shkruar lamtumirën e fundit në librin e zisë që u hap për të nderuar Vanjën e vogël.

Një foto me imazhin e saj, e mbuluar me shirit të zi, ishte vendosur në një tavolinë përpara hyrjes së shkollës.

Drejtoresha e Pestalozzi-t, Katerina Atanasova, nuk ka dashur të bëjë deklarata për media, ndërsa sigurimi i shkollës ndalon filmimin dhe fotografimin.

“Vanya na la,” tha mësuesi që mësoi Vanjën nga klasa e parë në të tretën. Ai tha se Vanya ishte një fëmijë i qetë dhe i tërhequr.

 

 

Artikulli paraprakKarabina: Ndryshimi statutor që u bë të shtunën, goditje ndaj demokracisë. Legjitimon kthimin e një partie në parti familjare
Artikulli tjetërFlakë e tym nga Rithemelimi/ Dritan Shano: Sa më shumë ekstremizohet aksioni politik, aq më pak mbështetje publike