Video mesazh: Naim Hasani thirrje diasporës: Koha është tani, ndryshimi vjen me 11 Maj

Kandidati për deputet në Qarkun Shkodër nga Koalicioni Euroatlantik, Naim Hasani, u bën thirrje qytetarëve dhe diasporës shqiptare të angazhohen për zgjedhjet e 11 majit. “Shqipëria ka nevojë për ndryshim, dhe atë do ta bëjmë bashkë”, thekson ai në mesazhin e tij.

Hasani i drejtohet posaçërisht votuesve nga Malësia e Madhe, Shkodra, Puka, Fushë-Arrëzi dhe Vau i Dejës, si dhe shqiptarëve që jetojnë në Britani dhe më gjerë. “Të vetëm nuk ia dalim dot. Të gjithë bashkë bëjmë ndryshimin për një Shqipëri demokratike dhe europiane,” nënvizon ai.

Duke përfaqësuar Koalicionin Euroatlantik, Hasani angazhohet për një politikë të ndershme, në shërbim të qytetarëve dhe me vizion për të ardhmen. “Votoni Koalicionin Euroatlantik, Votoni Numrin 4, Votoni Naim Hasani!”

#ShqipëriaMeritonMëShumë ✅Voto #4 – Koalicioni Euroatlantik

Postimi i plotë:

Te dashur Miq,
Te dashur bashkekombas kudo qe ndodheni dhe qe keni mundesine te ushtroni te drejten e votes ne Shqiperi ne zgjedhjet parlamentare te 11 Majit 2025.
Te dashur bashkëqytetarë te qarkut Shkodër ne zonat Malesi e Madhe, Shkoder, Puke, Fushe – Arrez dhe Vau i Dejes ju qe jetoni ne Shqiperi, Britani dhe gjithe diasporë!
Nepermjet ketij mesazhi prezantues, kerkoj mbeshtejen dhe voten tuaj per kandidaturen tim per deputet i Parlamentit te Shqiperise.
Koha eshte tani. Te vetem nuk ja arrimje dot. Te gjithe bashke bejme ndryshimin per nje Shqiperi demokratike Europiane dhe qytetare!
Shqipëria ka nevoje per ndryshim dhe ate do ta bejme realutet bashke me 11 Maj.
Votoni Koalicionin Euroatlantik, Votoni Numrin 4, Votoni Naim Hasani!
Zoti ju bekofte juve dhe familjet tuaja!
Zoti e bekofte Shqiperine!

 

Artikulli paraprakBasha: Pa zgjidhur çështjen e pronës, Shqipëria mbetet një ekonomi primitive. Programi i Koalicionit Euroatlantik i jep fund pasigurisë 35 vjeçare me pronën
Artikulli tjetërDenoncimi i kandidates së Koalicionoit Euroatlantik Korçë/ Marinela Ziu: Rrugët e florinjta të lëna rrugëve, rrezikojnë qytetarët