Video/ “Mijëra qytetarë të bllokuar”, Gazment Bardhi: Edi Rama gënjeu si gjithmonë. Ku janë 500 borëpastrueset që premtoi?!

Me mijëra qytetarë janë bllokuar në rrugët kombëtare në të gjithë Shqipërinë. Edi Rama na kishte premtuar se ka në dispozicion 500 borëpastruese, por, si gjithmonë, ai gënjen dhe dështon. 👺☠️

Borëpastrueset numërohen me gishtat e dorës në të gjithë vendin dhe dalin vetëm për të ndihmuar Taualant Ballën ose Belinda Ballukun të bëjë ndonjë video propagandistike për të na thënë se kjo ishte një dëborë që bie 1 herë në 100 vjet. 🙈

Makinat kanë ngecur në rrugë në Librazhd, sepse rruga është e bllokuar prej disa orësh. Teatri i Taulant Ballës dhe i Edi Ramës nuk i ndihmon njerëzit.
Ata i lanë qytetarët në baltë në këtë të ftohtë të acartë. 😡

Propaganda me rrugët e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Belinda Ballukut na kushton çdo vit rreth 50 milionë euro vetëm për mirëmbajtjen e rrugëve. Kur qytetarët kanë nevojë, Edi Rama zhduket, njësoj siç zhduken milionat e taksave të qytetarëve. 😈

Me Edi Ramën kemi ngecur në vendnumëro, njesoj si mijëra njerëz kanë ngecur sot në rrugët e bllokuara! Duhet të ndryshojmë! ✌️

Artikulli paraprakVideo/ Spahia denoncon situtatën e vështirë në rrugën kombëtare në Lezhë: Makinat mezi ecin, Edi Rama thotë se…
Artikulli tjetërI gjithë vendi në kolaps/ Basha i bllokuar rrugës për në Shkodër: Situata e rëndë, qeveria dështoi t’i vijë në ndihmë qytetarëve