Video/ Ministrja inspekton serën me domate, por kamera zbulon kanabisin, pas publikimit të videos pamjet fshihen me urgjencë

Disa pamje të postuara në faqen zyrtare në Facebook të Ministrisë së Bujqësisë së Bujqësisë, por edhe të vetë ministres Milva Ekonomi, për vizitën e kësaj të fundit në QTTB Lushnjë (Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore) ngrenë dyshimet se në serat e këtij institucioni mund të ketë dhe disa bimë të dyshimta.

Në videon më poshtë, në sekondat 36-37, në krah të domateve dukej një rresht me bimë, identike me kanabis sativa. Alert.al që publikoi i pari këtë skandal thotë se, ka kërkuar një sqarim nga ministria e Bujqësisë dhe jo vetëm që nuk mori përgjigje, por video e publikuar më herët u hoq, u modifikua dhe pamjet e “kanabisit” u zëvendësuan.

Sipas të njëjtave burime që citon edhe agronomë, njohës të fushës, bimët janë të ngjashme me kanabisin ose të kërpit industrial.

Duhet të ishte Ministria e Bujqësisë që të sqaronte gjithçka dhe mbi të gjitha përse e modifikoi videon e parë?

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërBasha, homazhe në nderim të Uran Kostrecit: Kemi humbur një kolos të qëndresës kundër diktaturës komuniste!