Video/ Numëruesja e PS kapet duke shënuar në fletën e votimit

Një tjetër shkelje ka ndodhur në Njësinë nr.1 në Tiranë. Konkretisht në KZAZ nr.31 ka pasur një incident, ku kandidati i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka denoncuar se një nga përfaqësueset e Partisë Socialiste është filmuar duke shënuar në fletët e votimit.

Ndërkohë Bumçi ka ngritur shqetësimin se në këto zgjedhje po dalin shumë vota të pavlefshme, pasi sipas tij është një rekord. Ai ka shtuar se shumica e votave të pavlefshme janë të Partisë Demokratike.

“Në një tavolinë numërimi u vu re që përfaqësuesja e PS shënonte fletët e votimit. Kemi pamje filmike. Kemi 60 mijë fletë votimi të pavlefshme. Besoj numër rekord. Dhe janë të Partisë Demokratike. Ku është për PD janë mbizotëruese. Kërkon hetim dhe sqarim. Se mbizotërojnë fletët ku është shprehu vullneti për PD. Kërkojmë pse ka ndodhur dhe ky është rast për tu sqaruar. Se janë 60 mijë. Nuk është arritur.

Një nga shkaqet është shënimi i fletëve të pavlefshme. Isha brenda në sallë. Nuk pati përplasje thjesht ka ndalim procesi të numërimit. Duhet të shikohen kamerat dhe të shikohen. Nuk ka qenë vullneti i votuesit por i takojnë opozitës”, u shpreh Bumçi.

Artikulli paraprakBanda e Ramës drejt fundit, Pampuri: Vëzhgues të çertifikuar nga KQZ dhunuan komisionerët
Artikulli tjetërMizorët!