Një video nga takimi i deputetëve të Parlamentit Shqiptar me eurodeputetët e Parlamentit Europian, tregon Gazmend Bardhin, i cili del te shfaqja e tij e zakonshme histerike pas kritikave të ashpra nga miqtë e Parlamentit Europian, duke e humbur durimin dhe duke iu drejtuar atyre: “Mirë, qëndroni me mazhorancën dhe parlamentin monist,” dëgjohet të thotë Bardhi i inatosur sikur po fliste me vartësit e tij, ndërkohë kjo vizitë e eurodeputetëve u ka hedhur në erë të gjithë retorikën dhe propagandën e tyre të vizitës së pak ditëve në Strasburg.
Gjatë seancës së djeshme, eurodeputetët i shprehën deputetëve të PD-së së Berishës se nuk mbështesin retorikën e saj kundër mazhorancës përsa i përket integrimit europian dhe kundër SPAK.
Ky qëndrim i unifikuar reflekton një qasje të re të BE-së ndaj Shqipërisë, ku Brukseli nuk ndjek më perspektivat e palëve politike por një vizion të pavarur për vendin.
Incidenti nxjerr në pah vështirësitë e opozitës së Berishës, e cila mbetet e fragmentuar edhe në përpjekjet për të bashkëpunuar me ndërkombëtarët.
Ndërkohë që pas amerikanëve, edhe europianët po i vërtetojnë përditë mbështetësve të Berishës se për sa kohë nuk do të reflektojnë dhe do të ndjekin një të shpallur “Non grata” nuk do kenë kurrfarë mbështetje nga ana e tyre, ndërsa të gjitha pretendimet e tyre do të bien në vesh të shurdhët./alfapress