Video/ PD: Mashtrimet e Ramës pas tërmetit…

Partia Demokratike vazhdoi të publikojë videot e shkurtra, ku denoncon reagimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij pas tërmetit të 26 nëntorit. “Rama, ti ke dështuar”, thuhet në video, ku pas çdo deklarate të Ramës, vendoset demaskimi.

DEKLARATAT

Edi Rama: “Ishte një mrekulli që numri i të vdekurve nuk ishte më i lartë”.

Ndërkohë quan Zotin të pabesë.

Edi Rama: “Ne ia dolëm që të mos lëmë vetëm asjnë fatkeq dhe asnjë familje në rrugë të madhe”.

Ndërkohë, 40 ditë pas tërmetit, me dhjetëra familje jetojnë në çadra mes acarit.

Edi Rama: “Ia dolëm të përballojmë furtunën e emergjencës imediate”.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit ishin të patrajnuara dhe pa mjetet fondet e shpëtimit, në xhepin e qeveritarëve.

Edi Rama: “Nuk kemi kohë për të humbur, por duhet të shtyjmë me forcë përpara procesin e rilindjes ekonomike dhe sociale”.

Ndërkohë, në Thumanë shkolla ‘R.Jangozi’, rikonstruktuar me tender korruptiv, rrënohet nga tërmeti dhe shembet nga qeveria vetëm një muaj pas inaugurimit.

Edi Rama kërkon të shtyjë kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, me mashtrimin se do t’u vijë në ndihmë qytetarëve.

Ndërkohë, sulmon median dhe fjalën e lirë duke shfrytëzuar hapësirën ekstra ligjore.

Exit mobile version