Në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale flakët kanë kaluar mbi çati, ndërsa sipas raportimeve, bishtat e dragoit, dekorimi ikonë i kësaj ndërtesë u shemb në rrugë, gjysmë ore pasi nisi zjarri.
Zjarri në ndërtesën, e cila njihet si Borsen, ka shpërthyer rreth orës 8 të mëngjesit, ndërsa forca zjarrfikëse mbërritën me shpejtësi duke ndaluar edhe kalimin e automjeteve në atë zonë.
Sipas informacioneve, një nga pengesat më të mëdha me të cilën po përballen forcat zjarrfikëse janë skalat e ngritura rreth ndërtesës. Në ndërtesë janë futur njerëz për të “shpëtuar” disa nga pikturat dhe veprat e artit që ndodhen brenda.
Borsen është një nga ndërtesat më të vjetra në Kopenhagë, e ndërtuar në vitin 1625. Ndërtesa tani strehon Dhomën Daneze të Tregtisë dhe ofrohet gjithashtu mundësia për të marrë me qira ambientet e saj për ngjarje zyrtare.