Video/ Policia terror ndaj pronarëve në Vlorë, marrin me dhunë pronaren e një lokali, protestë pas mesnate para komisariatit

Policia ka ushtruar dhunë dhe terror ndaj disa pronarëve në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas orës 22:00 kur policia ka shkuar për të kërkuar që të ulet zëri i muzikës, ndërsa në sfond ishte Himni Kombëtar.

Policia ka shoqëruar në komisariat një administrator biznesi sepse kishte të vendosur himin e flamurit në sfond. Ngjarja ka terrorizuar edhe turistët në atë zonë por edhe kalimtarët e rastit. Policët shoqërojnë me dhunë dhe e fusin në furgon administratoren e një bar dhe restoranti në Lungomare.

Policia ka shkuar në lokal në orën 22 e 5 minuta t’i kërkojë të ulë muzikën që po luhej në sfond, t’i kërkonte të mbyllte himnin kombëtar çka biznesmenët nuk kanë pranuar dhe më pas i kanë shoqëruar në komisariat me dhunë.

Pas kësaj ngjarje, pronarët e lokaleve në Vlorë janë mbledhur para komisaratit për të kundërshtuar aksionin e policisë gjatë të cilit u shoqërua një pronare e një prej lokaleve në Lungomare.

Në total bashkë me të, ishinë tre persona të shoqëruar. Ata kërkuan lirimin e tyre dhe respektimin e të drejtave, duke e cilësuar të paligjshëm aksionin e policisë.

Mbrëmjen e sotme lokalet në Vlorë zgjodhën një formë origjinale për të protestuar duke vendosur në sfond himnin kombëtar pasi kërkojnë zgjatjen e fashës orare. Protesta u pasua me aksionin e policisë që solli tre të shoqëruar, mes tyre edhe një grua.

Exit mobile version