VIDEO/ Prekje klasi nga Armando Broja, Evertoni publikon golin e sulmuesit shqiptar

Evertoni vazhdon përgatitjet për ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Liverpulit në kampionat dhe çdo ditë e më shumë shtohen dilemat për trajnerin Devid Mojes nëse duhet të përfshijë nga minuta e parë në këtë sfidë edhe Armando Brojën. Sulmuesi ka lënë pas dëmtimin dhe siç tregoi në ndeshjet e Kombëtares shqiptare, është në formë të mirë fizike.

Ato paraqitje duket se kanë kthyer në formë dhe humor Brojën, pasi ai ka rifilluar që të tregojë se sa vlen dhe të argëtojë edhe shokët e skuadrës në stërvitje të Everton. Nuk është aspak rastësi që vetë klubi anglez ka publikuar në rrjetet sociale një gol në stërvitje të Brojës.

Aty shfaqet sulmuesi shqiptar teksa me një prekje klasi kalon topin mbi portierin duke e çuar në rrjetë, për të shënuar dhe marrë duartrokitjet edhe nga shokët e tij të ekipit.

Artikulli paraprakAnaliza e REL: Kur Europa zhvendos vëmendjen, çfarë ndodh me Kosovën?
Artikulli tjetërStrategjia e re, SPAK fut në ankth pushtetarët: Çdo dosje do të shoqërohet me hetim pasuror