Pronarët e objekteve të cilat janë vënë sot nën ‘shenjestrën’ e IKMT-së, janë përplasur ditën e sotme me efektivët e policisë.
Një pronare e një biznesi në Ksamil, të cilës do t’i prishet ndërtesa ka debatuar me një efektiv policie. Në videon e publikuar nga Faxweb, ajo dëgjohet teksa kërkon shpjegim për arsyen e vendimit për prishjen e biznesit të saj.
“Po më bëni shembull, përse? Më sollën një letër, çfarë kam bërë? Jemi në ndonjë kundërvajtje?”, u shpreh gruaja në Ksamil.
Ndërsa efektivi i policisë nuk i ka dhënë asnjë lloj shpjegimi, por i drejtohet me fjalët: “Mos e zgjat shumë me mua po shko futu brenda”.