Video-Pse tani hesht?!/ Ku e ka “fshehur” Gaz Bardhi vilën që Lindita Nikolla ka bërë me paratë e korrupsionit?!

Një skenar i mirëmenduar i krijuar nga Rithemelimi dhe Partia Socialiste që dhe regjisorët e Hollivudit do ta kishin zili, po del çdo ditë me shumë në dritë.

Skenari nis me ‘rezistencën’ e Rithemelimit në parlament, ku deputetët e kësaj force bënin sikur ziheshin me deputetët socialistë dhe këto të fundit kalonin ligjet që atyre u nevojiteshin siç ata donin.

Një rast ishte i tillë është dhe e nënkryetarit të Rithemelimit, Gazment Bardhit me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, ku kjo e fundit bënte sikur ndëshkonte deputetët e kësaj partie, kurse ky për ti bërë shantazh i përmendte vilën e bërë me para korrupsioni.

Kjo shihet në videon e mëposhtme kur Gazment Bardhi përplaset  me kryeparalmentaren Lindita Nikolla në ambientet e Kuvendit, pasi kjo e fundit i kishte përjashtuar.

“Parlament privat është ky! Është paralment i popullit nuk është vila jote me lekët e korrupsionit dakord të të vijë turp të të vijë”, dëgjohet Bardhi duke akuzuar Nikollën.

Po ja ku jemi tani dhe Gazment Bardhi i ka harruar akuzat e korrupsionit për Nikollën, (Siç bëri dhe me Berishën dhe deputetet e tij), po ashtu dhe anasjelltas.

Arsyja si gjithmonë çështjet e pazarit të PS dhe Rithemelimit.

Kjo u pa dhe tek njoftimi i fundit nga Kuvendi, ku u bë e ditur se Orjola Pampuri dhe Arbi Agalliu janë shkarkuar si sekretar dhe nënkryetare e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Në vend të tyre janë emëruar Ervin Salianji dhe Albana Vokshi si nënkryetar grupi dhe Elda Hoti, si sekretare e grupit parlamentar.

Një teatër mes PS dhe Rithemelimit për të shpëtuar lëkurën e tyre tashmë është parë nga të gjithë por më e keqja është se e gjitha rëndon mbi popullin shqiptar./Alfapress.al

Artikulli paraprakInterpelanca me ministrin e Drejtësisë për Amnistinë/ Alibeaj: Bashkuan votat për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu! Ja pyetjet për Ulsi Manjën
Artikulli tjetër“Ju liruat 40 banditë”, Alibeaj i kthehet Manjës: Urime Ulsi, je përmirësuar. S’do e kishe votuar ligjin nëse do ishe në burg për dosjen “184”