VIDEO/ PSG poker ndaj Monacos, hipotekë për titullin: shënon edhe Kvara!…

Paris Saint-Germain po feston në mënyrën më të mirë serinë e rinovimeve të lojtarëve të tyre dhe vendos një hipotekë serioze titullit, duke e çuar Monacon e vendit të tretë në 16 pikë larg në renditje. Vetëm Marseja, tashmë në -13, mund të përpiqet ta mbajë gjallë garën për kampionatin.

Pjesa e parë kundër Monacos përfundoi në barazim 1-1 me golat e Vitinhas (6’) dhe Zakarias (17’), ndërsa në pjesën e dytë erdhën menjëherë 3 gola për të eliminuar bardhekuqtë.

Golat u shënuan nga nënshkrimi i ri Kvicha Kvaratskhelia (54’), goli i tij i parë me fanelën e re dhe i zakonshmi Dembele (57’ dhe 90’) që gjeti një dopiedë personale në fund, teksa vulosi edhe rezultatin përfundimtar 4-1 për skuadrën e kryeqytetit.

Artikulli paraprakQeveria irlandeze akordon 20 milionë euro ndihmë për UNRWA
Artikulli tjetërThe Economist: A po i braktisin ëndrrat e tyre studentët dhe a ka rëndësi kjo?