Video/ Veliaj largohet nga Studio e TV pas demaskimit që i bëri Strazimiri: Nëna jote, Shqipja më ka treguar se…  

Një debat i ashpër ka shpërthyer mbrëm në studionin e një televizioni kur ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri ja ka përplasur në fytyrë kreut të bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

Veliaj i është drejtuar Strazimirit se, Berisha ka qënë anëtar i PP, ndërsa Strazimiri është shprehur se, ja ka treguar nëna e tij, Shqipja se kush ka qënë anëtar i Partisë së Punës.

“Mua m’i ka tregauar Shqipja kush ka qënë anëtar i Partisë së Punës. Kam qënë 5 vjeç kur Shqipja më ka treguar se kush janë komunistët dhe kush janë komisarët. Kjo është një e vërtetë e madhe. Të vërtetat e mia të vrasin sytë. Nënën tënde e kam mbajtur në kurriz gjatë gjithë kohës kur kam qenë adoleshent, nëna jote ishte ajo që më thoshte dezertoi Kadareja, nëna jote ishte ajo që më thoshte diktatura e proletariatit është demokracia e vërtetë… Sot mos më bëj sikur ke ardhur nga Marsi sepse je pjellë e Traktatit të Varshavës dhe jo e NATO-s”, u shpreh Strazimiri.

Pas këtyre fjalëve, Veliaj u largua nga studio e televizionit duke e elënë emisionin në mes.

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar Videon nën diciturën “Lal Plehu iken me bisht nen shale. sb”.

Exit mobile version