Video/ Qeveria u uli pagat, punonjësit e Albpetrol në protestë. Kreu i PD Fier: Vendimi i padrejtë, të anulohet menjëherë

Kreu i PD Fier, Luan Baçi shprehet se vendimi i qeverisë për uljene  pagave të punonjësve të Albpetrol është i padrejtë dhe duhet të  anulohet menjëherë. Baçi ka publikuar edhe videon e protestës së punonjësve të Albpetrol që u zhvillua sot në Fier.

Reagimi i plotë i kreut të PD Fier, Luan Baçi

Proteste ne Albpetrol, punonjesit dhe specialistet e kompanise jane revoltuar per vendimin e padrejte dhe abuziv te KM Rama, per t’i paguar me “page” lufte kur keta kane qene ne pune rregullisht, shpesh here dhe me turrne.

Ky vendim i padrejte duhet anulluar menjehere, ai bie ndesh me interesat e punonjesve dhe eshte i jashte ligjshem.

E denoncuam dje kete afer te radhes te rilindjes hajdute dhe sot u vertetua se drejtuesit e Albpetrol vazhdojne te abuzojne edhe deri te pagat e punonjesve.

Policia politike tashme e KM po ushtron presion me forca te shumta ka rrethuar godinen per te vene nen presion punonjesit.

Jemi ne mbeshtetje te punonjesve dhe specialisteve te Kompanise.

Exit mobile version