Video/ Qytetarja u lutet duke qarë, policët e Veliajt i marrin arkat me mallra dhe i fusin në bagazhin e makinës

Policia Bashkiake e Tiranë ka nisur metodën e goditjes së tregtarëve ambulantë në rrugët e Tiranës, menjëherë pas mbarimit të zgjedhjeve të 25 prillit.

Një video e rëndë e publikuar në media, hedh dritë mbi ngjarjen që ka ndodhur paraditen e djeshme, ndërsa në pamje shihet se efektivët i kanë marrë arkat me të cilat gruaja shiste në rrugë dhe janë duke mbyllur bagazhin. Ajo qan ndërsa dhjetra kalimtarë ndalojnë për të parë çfarë ndodh por asnjëri nuk ndërhyn.

Efektivët mbyllin bagazhin, largojnë gruan tutje me duar dhe nisen të qetë. Shitësja qëndron në rrugë dhe vazhdon të qajë.

Artikulli paraprakZëri Amerikës: Në dy vitet e fundit ka pasur rritje të kultivimit të kanabisit në Shqipëri
Artikulli tjetërPD nis betejën në gjykatë për masakrën zgjedhore: Test për Kolegjin Zgjedhor, do të jetë i panashëm apo në shërbim të Ramës