Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video të banorëve të Thumanës, të cilët kanë kërcënuar se do të hyjnë në grevë urie, pasi qeveria kërkon ti nxjerrë nga hotelet ku po qëndrojnë që pas tërmetit të 26 nëntorit.
Banorët shprehen se përfaqësues nga Bashkia e Krujës kanë shkuar dhe u kanë thënë që të dalin nga hotelet sepse do u jepet bonus qiraje.
Por banorët shprehen se ai bonus është i pamjaftueshëm.
Denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha
Edvin Mafia me qëndrimin e tij shtyn drejt grevës së urisë banorët e Thumanës që i mbijetuan tërmetit!
Miq, pas vrasjes shtetërore të 25 familjarëve dhe njerëzve të tyre nga neglizhenca kriminale e Kreut të Meduzës dhe Narkoqeverisë së tij, tani banoret e Thumanës i shtynë me cinizëm drejt grevës së urisë! Krim!
Ndiqeni videon e qytetarit dixhital. sb