Kryeministri Edi Rama zhvilluar ditën e sotme një vizitë të papritur në qytetin e Elbasanit ku ka zhvilluar edhe takim me disa student. Në këtë takim janë thirrur vetëm FRESSH-istë ndërsa studentët e tjerë nuk janë lejuar të futen në sallë.
Ndërsa Kryeministri dhe ministrja e Arsimit Besa Shahini po prezantojnë “Paktin për Universitetin”, një student është nxjerrë nga ky takim, me pretendimin se nuk ishte në listë.
Studenti u shpreh në një dalje për mediet, se ai nuk u lejua brenda, ndonëse emri i tij ishte në listë.
“30% ishin studentë të konvikteve dhe 70% ishin të tjerë”, tha studenti ndërsa shtoi se në sallë janë lejuar të hynë FRESSH-istët.
Kujtojmë se Kryeministri u prit me protesta në hyrje të godinës ku u zhvillua takimi.
Por kryeministri është pritur nga disa studentë me protesta, të cilët kanë shpalosur parrulla kundër “Paktit për Universitetin”, i cili është propozuar nga qeveria si zgjidhje për kërkesat e tyre.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë të papritur në qytetin e Elbasanit, ku ka kryer një inspektim në Spitalin Rajonal të Elbasanit si dhe një takim në prefekturë me drejtues të rëndësishëm të institucioneve.