Video/ Sekretari i PS kapet në flagrancë me 3 makina me lista zgjedhësish dhe patronazhistësh

Struktura e mbrojtjes së votës së PD në fshatin Podgorie ka ndaluar 3 makina të njësisë administrative Vreshtas me rreth 7 punonjës të kësaj njësie në to.

Sipas deklaratës së drejtuesit politik të Qarkut Korçë, Edmond Spaho në këto makina janë gjetur lista e zgjedhësve të fshatit Podgorie, lista e patronazhistëve dhe lista e banorëve të këtij fshati.

Deklarata e plotë

Mbrëmë rreth mesnatës, struktura e mbrojtjes së votës së PD në fshatin Podgorie ndaloi tre makina të njësisë administrative Vreshtas me rreth 7 punonjës të kësaj njësie në to.

Dy prej makinave te markave Mercedes dhe Wolksvagen të drejtuara nga Soni Laraku dhe Andi Zaqellari u larguan me forcë, kurse makina e tretë e drejtuar nga administratori i Njeësisë Administrative Vreshtas Cezar Bezati dhe shoqërues Gerti Tabaku, u bllokua.

Në terren së bashku me ta ishte edhe kryetari i PS të Podgories dhe njekohesisht zyrtar i tatimeve Korçë Izmi Çoçka.

Pasi u njoftua Policia, mbërriten forcat e rendit të cilat ushtruan presion për lirimin e rrugës dhe të makinës së bllokuar.

Me insistimin e përfaqësuesve të PD u kërkua që makina të kontrollohej dhe kjo u arrit në oret e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Nga nje kontroll i përcipteë ne vend në makinën e administratorit u gjenden:

Lista e zgjedhësve të fshatit Podgorie

Listë e patronazhit të fshatit Podgorie me patronazhist administratorin Çezar Bezati,

Liste e shkruar me dorë me emra banorësh të ketij fshati të cilen policia refuzoi ta bëjë publike.

Pas shoqërimit të makines së administratorit në Drejtorinë e Policisë Korçë dhe pyetjes sëadministratorit dhe dëshmitareve okulare , Drejtoria e Policisë vendosi të liroje administratorin Çezar Bezati dhe shoqëruesin e tij Gerti Tabaku si dhe të ndalojë për bllokim rruge tre simpatizantë të PD, Ahmet Goroveci, Endrison Dushku dhe Fatjon Dushku.

Ju bëj thirrje të gjithe anëtareve dhe simpatizantëve të PD që të vazhdojnë të qendrojne dhe mbrojnë me çdo mjet vullnetin e qytetarëve për ndryshim nga shit-blerja e votës.

Exit mobile version