VIDEO/ Shkeli rregullat e qarkullimit, kush është ministrja që ndëshkohet me 400 mijë lekë gjobë

Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar drejtues mjetesh që shkelin rregullat e qarkullimit, ndërsa siç duket masave ndëshkuese nuk i kanë shpëtuar as punonjës të administratës me imunitet, si në rastin e ministres Delina Ibrahmaj.

Lajmi për gjobitjen e makinës së ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Siç shihet nga pamjet, Ibrahimaj, pasi ka parkuar mjetin keq, ka vendosur dhe një fenelinë policie, ndërkohë që për shkeljen ka marrë 40 mijë lekë të reja gjobë.

“Sot kemi ndërmarrë masa të rrepta ndaj disa mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në mesin e tyre janë edhe automjete të punonjësve të administratës shtetërore me imunitet.

Në videon tonë, mund të shihni se si këto mjete, përfshirë ato që përdorin fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme, janë trajtuar sipas ligjit.
Kjo veprimtari është pjesë e angazhimit tonë për të siguruar një mjedis të sigurt rrugor për të gjithë. Nuk ka përjashtime kur bëhet fjalë për sigurinë rrugore! #RregullatVlejnëPërTëGjithë #SiguriaRrugore #Përgjegjshmëri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version