Ish-deputetja e PD, Grida Duma ka publikluar një video ku shihet se kryeministri Rama mashtroi për investimet në spitalin e Laçit.
Duma shkruan në reagimin e saj se, Edi Rama kishte thënë në dhjetor 2019, se në 6 muajt e parë të vitit 2020, Spitali i Laçit do të ishte gati, mirëpo shton se aty sot ka vetëm gërmadha.
Reagimi i plotë
Shqipëria i zgjidh hallet me 3D!
Qytetarët e Laçit që prej fundit të qershorit marrin kujdesin shëndetësor në spitalin 3D të Edi Ramës.
Kryeministri, i cili fill pas tërmetit u shfaq me orë të tëra në ekrane me
kostumin e propagandës, më 14 dhjetor i’u premtoi qytetarëve dhe stafit mjeksor të spitalit rajonal të Laçit, shembur pothuajse krejt nga tërmeti, se do ta ndërtonte spitalin e ri brenda 6 muajve të parë të vitit 2020.
Por si çdo premtim me videoprojektor dhe propagandë kryeministrore edhe spitali i Laçit mbeti thjeshtë një gënjeshtër.
Iku pranvera bashkë me verën dhe spitali i Laçit është thjesht një grumbull inertesh dhe rrënoja si dëshmi e gënjeshtrës së Edi Ramës për banorët e bashkisë së Kurbinit.
Spitali jo vetëm që s’ka përfunduar, por akoma nuk është pastruar nga rrënojat ku 9 muaj më parë Edi Rama lëshonte gënjeshtra pa teklif.
Shqipëria i zgjidh hallet me 3D! Qytetarët e Laçit që prej fundit të qershorit marrin kujdesin shëndetësor në spitalin 3D të Edi Ramës.Kryeministri, i cili fill pas tërmetit u shfaq me orë të tëra në ekrane me kostumin e propagandës, më 14 dhjetor i'u premtoi qytetarëve dhe stafit mjeksor të spitalit rajonal të Laçit, shembur pothuajse krejt nga tërmeti, se do ta ndërtonte spitalin e ri brenda 6 muajve të parë të vitit 2020.Por si çdo premtim me videoprojektor dhe propagandë kryeministrore edhe spitali i Laçit mbeti thjeshtë një gënjeshtër.Iku pranvera bashkë me verën dhe spitali i Laçit është thjesht një grumbull inertesh dhe rrënoja si dëshmi e gënjeshtrës së Edi Ramës për banorët e bashkisë së Kurbinit.Spitali jo vetëm që s'ka përfunduar, por akoma nuk është pastruar nga rrënojat ku 9 muaj më parë Edi Rama lëshonte gënjeshtra pa teklif.
Gepostet von Grida Duma am Samstag, 5. September 2020