Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi kanë bërë protagonistin në ndeshjen që ekipi i tyre, Sparta e Pragës po luan në transfertë kundër Hradec Kolova.
Në golin e parë Rrahmani asistoi te Haraslin, me këtë të fundit që nuk gaboi dhe dërgoi topin në fundin e rrjetës të portës kundërshtare.
Ndërsa te goli i dytë Ermal Krasniqi asistoi për Rrahmanin i cili nuk fali dhe tundi rrjetën. (VIDEO)
Në fushë për Spartën është edhe Qazim Laçi, ndërsa Indrit Tuçi e ka nisur këtë sfidë nga pankina.