Filmi dokumentar “Tirana nga Ajri”, e realizuar nga drejtori i Aeronautikës, Alket Islami, në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama, pati premierën mbrëmjen e të mërkurës (27 mars) .
I ftuar ishte dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ku gjatë fjalës së tij nuk munguan lavdet për shefit të tij, duke u shprehur:
‘Tirana e Edit ose Tiranë që gjeti Edi ishte Tiranë e botës së tretë. Sot diskutimet tona janë të botës së parë dhe çfarë rrugëtimi fantastik ka qenë ky për ne që punojmë në bashkinë e Tiranës.’
Por pa u bërë 24 orë SPAK arrrestoi 8 zyrtarë të Bashkisë së Tiranës pasi kanë favorizuar në mënyrë të paligjshme një kompani të zotëruar “de facto” nga ish-kreu i Ujësjellësit, Redi Molla dhe ai i IMT, Mariglen Qato.
Raporti mes tyre shpesh është komentuar shpesh si një dashuri dhe urretje.
Nëse sjellim në rikujtesë Rama shpeshherë ka ironizuar punën e kryebashkiakut të Tiranës si përshembull mbjelljen e pemëve që realizohet nga Veliaj.
‘Edhe lali Eri do të vijë herë pas here këtu për të mbjellë ndonjë pemë e për të dalë në televizor.’ ështe shprehur Rama.
Ose për ndërtimin e kullave:
‘Më falni po është e papranueshme që të lulëzojnë katet dhe shtesat pa leje në pallatet që të kamurit ndërtojnë sa në det, sa në rërë, sa dhe në mes të Tiranës, sa edhe këtu ngjitur me sheshin ‘Skënderbej’ që vetëm nuk bërtet pallati: Shihni sa u zgjata o njerëz me mendje të shkurtër, pa i hyrë gjemb në këmbë.’
Ndërsa ndryshe shprehet Veliaj për kryetarin e partisë së tij.
Ai e konsideron Ramën si bashkëpunëtor besnik.
”Unë e shoh si një bashkëpunëtor besnik, me të cilin kemi ndarë ditë shumë të vështira kur kemi humbur në opozitë. Dhe sot e konsideroj një vëlla të madh që s’e kam pasur kurrë. Edin e kam pasur edhe për të më këshilluar në ditët e mia të para dhe sigurisht për të bërë edhe një pakt të madh. E quaj bekim që kam kryeministrin që ka qenë kryetar bashkie, që i di hallet e qytetit. Kemi një simbiozë, kemi një energji dhe një kimi.’ është shprehur Veliaj.
Por siç duket Veliaj ka pranuar të jetë i përulur ndaj kryeministrit dhe për çështjen e Inceneratorëve pasi ndoshta ka hallin të mos jetë njëri nga ata që ‘ka ngrënë molla prapa krahëve të shefit’./ Alfapress.al