VIDEO/ Skandal në Europianin e mundjes, presidenti i federatës ruse quan tradhëtar dhe shtyn në podium sportistin që fitoi medalje për Shqipërinë

Sportisti Chermen Valiev u shpall kampion i Europës për peshat 74 kg në stilin e lirë pasi triumfoi me rezultatin 4-2 kundër rusit Zaurbek Sidakov, me këtë të fundit që garoi me flamur neutral për shkak të pezullimit të Rusisë.VALIEVPor një skandal ka ndodhur gjatë dhënies së medaljes së artë. Presidenti i Federatës Ruse ka ushtruar forcë ndaj Valiev teksa i vendoste në qafë medaljen dhe më pas duke e shtyrë me duar. Kjo është bërë e ditur nga KOKSH, duke publikuar edhe videon e këtij momenti.

Postimi i plotë

Sporti i mundjes është përfshirë në një skandal të vërtetë gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Europian të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë. Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe Zv/Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të medaljes së Artë për Chermen Valiev, si Kampion Europe për Shqipërinë, ka bërë një gjest skandaloz, duke ushtruar forcë teksa i vendoste në qafë medaljen dhe më pas duke e shtyrë me duar. Gjatë këtij momenti është dëgjuar edhe fjala ‘tradhëtar’ për Chermen Valiev, që ka zgjedhur të garojë për Shqipërinë. (VIDEO)

PANORAMASPORT
Artikulli paraprakMe kërkesë të SPAK u pezullua nga detyra për korrupsion, KLP largon Kledian Llahon si kreu i Prokurorisë së Sarandës
Artikulli tjetërMesazhi i ambasadorit të OSBE: Sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme kërkon institucione të forta! Olsian Çela: Prokurorët, angazhim serioz gjatë procesit