Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video ku shihet se qyteti bregdetar ‘noton” në ujërat e zeza në prag të sezonit turistik.
“Saranda e mbytur nga ujerat e zeza! Ketu me poshte keni videon 1 dhe mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.
“Pershendetje Doktor ketu jemi ne Sarande 23.04.2018 ne pritje te Sezonit Turistik, shiko si i presim ne turistat me ujra te zeza”, shkruan qytetari.
Po ashtu ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Fieri i cili shkruan se prej disa ditësh sorollatet në zyrat e shtetit dhe nuk i jepet asnjë zgjidhje për të mbyllur biznesin.
“Ne narkoshtet zyrat rrine mbyllur!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha.
“Pershendetje jam nje qytetar nga Fieri kam qe ne daten 27 shkurt 2018 qe bera kerkes per mbyllje biznesi me than se per 30 dite pasi i ke bere “0” pagesat e bashkis sigueacionet dhe te gjitha me sorollasin cdo dite hajde sot e hajde neser per te marr fleten e mbylljes biznesit dhe ndodh dite qe sgjen asnje person ne zyrat e shtetit ne oren 10:02 dat 18.04.2018 ne zyrat e QKB Fier”.