Video/ Tabaku: Rama e përdor buxhetin si bankomat për PPP-të korruptive, mjetet rrethanore mbeten e vetmja zgjidhje

“Propaganda e shtrenjtë nuk i ndihmon qytetarët dhe as pasurinë natyrore”

Nga Jorida TABAKU

Kur buxhetin e shtetit e përdor si bankomat për klientët e qeverisë dhe PPP-të korruptive, mjetet rrethanore mbeten arma e vetme e atyre që po luftojnë kundër zjarrit me kurajo dhe vetëmohim.

Propaganda e shtrenjtë nuk i ndihmon qytetarët dhe as pasurinë natyrore që shkrumbohet. Sa herë vendosemi në provë po aq herë dështojmë turpshëm duke shfryrë tullumbacen e gënjeshtrave.

Shqiptarët në mëshirën e fatit dhe darrën e korrupsioni që përditë i shtrëngon sot janë vetëm.

Exit mobile version