Video/ Tradita e përmbytjes në Vlorë vazhdon, Rilindja vijon propagandën

Do të mjaftonin rreshjet e shiut për ti nxjerrë bojën fasadës propagandistike të qeverisjes së sektit këto vite, lidhur me ” punëmbarimet” mjaft të mburrura këto 7 vite ne Vlorë.

Përmbytja, si gjëja që duhet të ishte themeltare në dhënien e zgjidhjes, vazhdon të ngelet si hije e punës-fasadë të “Rilindjes së shpartalluar Urbane”, që vetëm Urbane nuk është.

Vlora edhe këtë vit kremton ditët e saj me përmbytje, duke e kthyer “traditë” ndër vite.

Mos të harrojmë, për ironi, para pak ditësh, KM-deputet, në një tur, krah për krah me dështakun e dorëzuar të Bashkisë Vlorë, ku doli “kantier më kantier” për të parë nga afër dhe për të shkelur në “investimet e radhës në Vlorë”.

Mos të harrojmë, që instanca të tjera të Vlorës, para pak vitesh, shkonin për trajnime për përballimin e përmbytjeve në Japoninë e largët.

Mos të harrojmë “Vlorën përtej propagandës” edhe në ditët me diell.

Vlora nuk është vetëm Lungomare (Lungozeza).

Vlora nuk është vetëm fasadë.

Vlora nuk është beton oligarkësh.

 

Artikulli paraprakPërgjime të reja nga dosja 184/ Militanti kërkon para për vota, kryetari i PS i përgjigjet me SMS: Sa të duhen? Prit, mos ik!
Artikulli tjetërUshqimet që duhet të hani çdo ditë për të forcuar imunitetin dhe mbajtur larg viruset