Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video-skandal të blerjes së votave nga mbështetës të PS për zgjedhjet e 25 prillit.
Në video shikohet se si një person brenda një makine, nxjerr topin e lekëve nga kroskoti me prerje 50 mijë lekshe dhe u shpërndan votuesve në këmbim të votës për PS.
Gjithashtu në video dallohet qartë se në kroskotin e makinës janë fletëpalosje të kandidatëve të PS për zgjedhjet e 25 prillit.
“Euro per vota! Vota me ble! Vota me ble!”, shkruan Berisha në Facebook.