Videoskandal! Njeriu i Veliajt shkon t’ju mbyllë gojën me dhunë banorëve të përmbytur

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërkon t’u mbyllë gojën qytetarëve që po vujanë pasojat e tërmeteve dhe përmbytjeve.

Në një denoncim me video në Facecook, Dega 8 e PD në Tiranë shkruan se, Bujar Xhafa, njeri i kryebashkiakut të Tiranës, ka shkuar pranë banorëve, jo për t’i ndihmuar, por për të ushtruar dhunë mbi ta me qëllim mbylljen e gojës.

“Qytetarët në gjendje të mjerueshme, përveç halleve dhe pasojave të termeteve e përmbytjeve, duhet ti nënshtrohen edhe dajakut të hordhive të mashtruesit Erjon Veliaj që kanë zbarkuar për ti mbyllur gojën. Bujar Xhafa, më i zellshmi ndër ta, shkon aty per ti rrahur, jo për të bëre detyrën”, shkruhet në denoncimin e Partisë Demokratike, dega 8 Tiranë.

Exit mobile version