Vidhen 18 pistoleta në burgun e Fushë Krujës

Zhduken pa asnjë gjurmë 18 pistoleta që ndodheshin në ruajtje në burgun e Fushë Krujës.
Denoncimi është bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, pas një mesazhi të mbërritur në adresë të tij.
Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar në faqen e tij të “Facebook”-ut mesazhin e qytetarit dixhital, ku ky i fundit denoncon një ngjarje të pazakontë që sipas tij ka ndodhur në burgun e Fushë-Krujës.
Qytetari shkruan se në këtë burg janë vjedhur 18 pistoleta. Ndërkohë Berisha ka sulmuar qeverinë se kjo e fundit po mban të fshehtë ngjarjen.
Postimi I Berishës në Facebook
Vidhen 18 pistoleta ne Burgun e Fushe Krujes, Narkopolicia fsheh krimin!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“prsh dr dje me informoi nje shok i imi qe punon polic burgu ne fush kruje te sigurija e larte qe kane vjedhur dhe munegojne 18 pistoleta tt ne burgun e fushkrujes ikane vjedhur hajdutet te fala”.

pistoleta2

Exit mobile version