Artistët dhe qytetarët vijojnë protestën kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Regjisori i njohur, Robert Budina në fjalën e tij, u shpreh se qëndresa e artistëve do të vijojë.
Sipas tij qeveria dhe mediat të cilat i ka nën varësinë e saj po përpiqet që t’i shesë artistët sikur janë të përçarë.
“Nuk jemi për të mbrojtur thjesht godinën e Teatrit Kombëtar, por jemi këtu për të mbrojtur pronën publike. Ne do të jemi qëndrestarë, do t’i shkojmë deri në fund. Përpiqen të na shesin sikur ndërmjet nesh ka keqkuptime, kjo është një strategji e qeverisë. Ne shohim tutje ne shohim larg. Kjo qeveri ka ndër mend të ndërtojë një Teatër që të nxjerrin përfitime. Ne me qendrësen tonë, jam i bindur se, do të bëjmë më tepër se propaganda e tyre.
Askush nuk mund të na nxjerrë si njerëz që po grindemi. Nëse ne do të rezistojmë deri në fund nuk kanë asnjë shans që ta fitojnë kauzën kundrejt nesh. Janë të humbur. Jemi në unison. Të gjithë palët që janë këtu, janë për qëllimin që ne ta çojmë deri në fund dhe të japim një mesazh shprese se nëse bëhemi bashkë për një të mirë të përbashkët, për të mbrojtur të mirën publike ne do t’ja arrijmë. Ne do t’i qëndrojmë deri në fund përballë këtij pushteti”, u shpreh Budina.