Viktimat e para në Egje që nga marrëveshja BE-Turqi

Katër gra dhe një fëmijë kanë vdekur pasi anija e tyre është mbytur në Detin Egje, pranë ishullit grek, Samos.
Këto besohet se janë viktimat e para në këtë zonë, që kur u nenshkrua marreveshja Turqi-BE, shkruan Rel.
Pesë njerëz të tjerë janë shpëtuar.
Këtë javë, qindra migrantë janë kthyer në Turqi, në përputhje me marrëveshjen me BE-në.
Të premten, dy tragete me më shumë se 120 persona, shumica pakistanezë, kanë arritur në perëndim të Turqisë nga ishulli grek Lesbos.
Marrëveshja BE-Turqi ka për qëllim të ndalojë lëvizjen e pakontrolluar të njerëzve në masë në Evropë.
Vitin e kaluar, mbi një milion migrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, kanë kërkuar azil në vendet e BE-së.

Artikulli paraprakViti i vështirë i bankave dhe kreditë
Artikulli tjetërSHBA: Ka rrezik për sulme në Stamboll dhe Antalia