“Viktimizimi nuk e zhbën tradhtinë që Rama i bëri policisë”, Basha: Programi i Demokratëve Euroatlantikë për rendin dhe sigurinë garanton luftë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një postim në facebook shprehet se viktimizimi qesharak i Edi Ramës që sipas tij është arkitekti i aleancës së qelbësirave, që kriminalizoi institucionet duke i mbushur ato me banditë, dhe vendosi policinë në shërbim të kanabizimit të vendit e të krimit të organizuar, nuk e zhbën dot tradhëtinë që kryeministri i ka bërë uniformave blu.

Basha shprehet se pastrimi i politikës nga krimi dhe forcimi i kapaciteteve të policisë mund të realizohet vetëm me largimin e Ramës në zgjedhjet e 11 majit. Ai shtoi se propozimet për vettingun e politikanëve dhe reforma të tjera në polici do të garantojnë një luftë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit. Më tej Basha thotë se programi i Demokratëve Euroatlantikë për rendin e sigurinë, mundëson një transformim rrënjësor të këtij sektori.

Postimi i plotë i Bashës:

Viktimizimi qesharak i arkitektit të aleancës së qelbësirave, që kriminalizoi institucionet duke i mbushur ato me banditë, dhe vendosi policinë në shërbim të kanabizimit të vendit e të krimit të organizuar, nuk e zhbën dot tradhëtinë që Edi Rama i ka bërë uniformave blu.

Lidhja e paprecedentë e politikës me krimin, buron nga një vullnet i qartë i Çyrbe-Kryeministrit për t’i vendosur organizatat kriminale në shërbim të interesave të tij zgjedhore, duke pamundësuar punën e policisë së shtetit.
Këto nuk janë akuza politike, por fakte të njohura brenda dhe jashtë vendit, të konfirmuara nga hetimet e drejtësisë.

Qytetarët e dinë mirë që peshku qelbet nga koka, dhe kjo kokë në Shqipëri është Edi Rama, ndaj pastrimi i politikës nga krimi dhe çlirimi i kapaciteteve të policisë për ta luftuar atë nis me largimin e tij me votë në 11 maj️.

Propozimet tona, që pengohen në Parlament, për vettingun e politikanëve janë mjeti përmes të cilit ne mund të sigurojmë luftë të pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit. Programi i Demokratëve Euroatlantikë për rendin e sigurinë, mundëson një transformim rrënjësor të rendit dhe sigurisë, përmes:

Reformimi i strukturës së Policisë së Shtetit në përshtatje me situatën e kriminalitetit në vend, me fokus kontrollin e plotë të territorit;

Pastrimi i Policisë së Shtetit nga personat me lidhje kriminale, nëpërmjet një procesi ligjor, transparent dhe të besueshëm;

Themelimi i Xhandarmërisë Kombëtare, si një forcë elitë e specializuar, e përbërë prej 1000 efektivë si një kthesë për rivendosjen e rendit dhe sigurisë, luftën kundër krimit të organizuar;

Angazhohemi të përmirësojmë trajtimin financiar të punonjësve të rendit dhe sigurisë, duke rritur pagën në masën 50%, si dhe duke shtuar masën adekuate financiare për përfshirjen në operacione të veçanta dhe shërbime jashtë qendrave të banimit, në përputhje me indeksin e rritjes së inflacionit.

Reformat e Demokratëve Euroaltantikë në fushën e sigurisë publike, do të rrisin besueshmërinë dhe efektivitetin e policisë në shërbimin ndaj qytetarëve, si dhe do të garantojnë rend dhe siguri në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Shqipëria meriton më shumë

Artikulli paraprakFondet e BE-së, Qeveria dështon në mbledhjen e parave të keqpërdorura në programin IPARD