Villarreal, dëmtohet Sergio Asenjo

Fati i keq i dëmtimeve duket se nuk i largohet Sergio Asenjos. Për portierin spanjoll lajmi më i keq vjen nga infermieria ku u konfirmua se dëmtimi i pësuar në ndeshjen me Real Madridin është i rëndë dhe se ai ka këputur ligamentin e këmbës së majtë. 27-vjeçari u zëvendësua që në pjesën e parë dhe kontrollet e menjëhershme evidentuan dëmtimin që përsëritet për herë të katërt në 7 vitet e fundit. Edhe më 2010, 2011 dhe 2015 portieri Asenjo ka pësuar të njëjtin dëmtim, këputjen e ligamentit që e detyroi të operohet dhe të qëndrojë gjatë jashtë fushave.

Artikulli paraprakLeipzig shënjestron Claudio Bravon
Artikulli tjetërLeicester fiton pa Ranierin, mposht Liverpool