Virozat: 7700 raste në javë me infeksione respiratore

Luhatja e temperaturave është shoqëruar me rritje të numrit të infeksioneve respiratore në vend.

Gjatë një jave qendrat shëndetësore kanë raportuar 7700 raste me infeksione të sipërme dhe të poshtme. Po ashtu ka një rritje të lehtë edhe të rasteve me Covid.

Krahasuar me tre javë me parë, kemi një rritje me 20 % të infeksioneve respiratore.

Sipas bluzave të bardha infeksionet respiratore po shoqërohen me kollë të zgjatur, temperaturë, dhimbje trupi, dhimbje koke, si dhe në raste të tjerë me simptoma të traktit gastrointestinal, me të vjella dhe diarre.

Grupmosha më e prekur është ajo pediatrike si dhe të moshuarit. Ekspertët rekomandojnë kontaktin me bluzat e bardha për të shmangur përdorimin pa kriter të antibiotikeve, si dhe përdorimin e sa më shumë lëngjeve.

Këtë vit në Shqipëri infeksionet respiratorë janë paraqitur 20-30 % më të larta krahasuar me një vit më parë. Qendrat e mëdha urbane kanë edhe numrin më të lartë të të prekurve.

Artikulli paraprak“Pa ikur ne të tre, s’ka shpëtim Shqipëria” – Si përsëritet historia 100 vjet më vonë?
Artikulli tjetërEdi Rama, provokues i vogël dhe delirant arrogant!