Virusi që po shton urgjencat, mjekët në Lushnje: Mos e neglizhoni, është ngjitës!

Me rritjen e temperaturave është shtuar ndjeshëm numri i personave te prekur nga sëmundjet infektive dhe gastroenteriteve dhe helmimet nga ushqimet.

Sipas Mjekes infeksioniste në spitalin e Lushnjës, Klodiana Pirja, ditët e fundit ka një fluks të shtuar ku numri i atyre që kërkojnë ndihmë pranë spitalit arrin 100 raste.

“Por ajo që është më shqetësuese në këtë sezon është shfaqja e një virusi që është konfirmuar dhe nga ISHP, i cili quhet PARVO virus. Mjekja thotë që nuk është i rrezikshëm, por duhet trajtuar pasi është një virus ngjitës dhe për këtë apelon që të bëjnë kujdes në ambientet e përbashkëta”, tha Klodiana Pirja.

Veç këtij virusi nuk kanë munguar rastet të cilat janë paraqitur me temperaturë të lartë e më pas kanë dhënë komplikacione në sistemin nervor qendror.

Nuk kanë munguar dhe rastet me pasoja fatale, ku pacient pas qëndrimit me ore te gjata në temperatura të larta kanë ardhur në gjendje të rënduar e me pas kanë humbur jetën.

Për sa i përket corona-virus, ka raste që paraqiten, por nuk është shumë agresive.

Exit mobile version