“Viti 2024 më i nxehti në histori”, shkencëtarët: Planeti një hap më afër ngrohjes globale

Planeti ka shkuar një hap më afër ngrohjes globale, tregojnë ekspertët.

 

BBC raporton se planeti tokë po i afrohet kufirit të ngrohjes globale, sipas të dhënave të reja.

Shërbimi evropian i klimës Copernicus, një nga ofruesit kryesorë globalë të të dhënave, deklaroi se 2024 ishte viti i parë kalendarik që kaloi pragun simbolik, si dhe viti më i nxehtë në botë i regjistruar.

Kjo nuk do të thotë se kufiri ndërkombëtar 1.5C është thyer, sepse kjo i referohet një mesatareje afatgjatë gjatë dekadave, por është një kambanë alarmi që tregon se emetimet e karburanteve vazhdojnë të ngrohin atmosferën.

Javën e kaluar, shefi i OKB-së, António Guterres e përshkroi rekordin e fundit të temperaturës si “përçarje klimatike”.

“Ne duhet të dalim nga kjo rrugë drejt rrënimit..nuk kemi kohë për të humbur,” tha ai në mesazhin e tij të Vitit të Ri, duke u bërë thirrje vendeve që të ulin emetimet e gazrave që ngrohin planetin në 2025.

Temperaturat mesatare globale për vitin 2024 ishin rreth 1.6C mbi ato të periudhës para-industriale, koha para se njerëzit të fillonin të digjnin sasi të mëdha të lëndëve djegëse, sipas të dhënave të Copernicus.

Sakaq të dhënat e fundit tregojnë se vlerat e regjistruara gjatë vitit 2024  thyejnë rekordin e vendosur në vitin 2023, me pak më shumë se 0.1C , që do të thotë se 10 vitet e fundit janë 10 vitet më të ngrohta të regjistruara në histori.

Met Office, NASA dhe grupe të tjera klimatike do të publikojnë të dhënat e tyre gjatë ditës sot. Të gjithë pritet të bien dakord se viti 2024 ishte më i ngrohti i regjistruar, megjithëse shifrat e sakta ndryshojnë.

Artikulli paraprakDyshohet se urdhëroi eliminimin e dhëndrit të Qazim Sejdinit, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas: Janë përfituar nga aktiviteti i tij kriminal
Artikulli tjetërTortura çnjerëzore dhe pushkatime, fati tragjik e klerikëve! Kujtimet e ish-Ipeshkvit të Shkodrës: Mehmet Shehu, gjatë vizitës në Shoqninë e Jezuitvet në Tiranë, kishte thënë që ‘luftojmë klerin reakcionar, jo ndjenjat e besimtarëve’, Patër Meshkalla i’u…