Nga Hangzhou tek yjet. Kush ishte vërtet Mario Tchou, inxhinieri kinez i lindur në Itali që donte të revolucionarizonte Olivetti dhe teknologjinë.
Imagjinoni se çfarë mund të ndodhte sot nëse djali i një diplomati kinez në Itali të fillonte të punonte për një gjigand italian të teknologjisë. Sikur ky djalë të bënte rrugë midis talenteve më të mira, qysh i ri, dhe të ishte vënë në krye të një laboratori kërkimor shumë premtues. Me siguri që në Amerikë nuk mund ta bënte. Mjafton të mendosh për rastin e Xiaoxing Xi, shkencëtar prolifik dhe autoritar, ish president i Departamentit të Fizikës i Temple University të Filadelfia. Xi ka lindur në Kinë, në 1989 është transferuar në Shtetet e Bashkuara, është martuar, ka bërë dy vajza, ka siguruar një katedër dhe një laborator kërkimor dhe, mbi të gjitha, është bërë qytetar amerikan. “Amerika më ka dhënë mundësinë që të arrij një nivel profesional që nuk do të kisha mundur ta imagjinoja kur isha fëmijë në Kinë”, ka rrëfyer Xi në një event në Dhomën e Përfaqësuesve amerikane dhe arratisjen e trurit. “Ëndërra ime amerikane është ndërprerë më 21 maj 2015, pak përpara orës 7 të mëngjesit, kur dikur më ka trokitur fort në derën time dhe më ka zgjuar. Kam vrapuar dhe kam parë shumë persona jashtë nga shtëpia ime. Disa qenë të armatosur, të tjerë kishin një “dash” gati për të më rrëzuar derën time. Një agjent i FBI më ka treguar dinstinktivin e tij, më ka pyetur për emrin dhe ka njoftuar …. arrestimin tim”. Xiaoxing Xi është marrë tej nga federalët me akuzën e transferimit të teknologjive dhe të informacionit në Pekin, por e gjithë akuza bazohej mbi “katër emaila të gjetura në adersën time zyrtare të Temple University”, dhe e gjithë tema kishte të bënte me bashkëpunime akademike në kuadrin e kërkimeve tashmë të njohura. Në harkun e 4 muajve është lëshuar, “Por jeta jon është shkatërruar, profesionalisht, emotivisht, fizikisht dhe financiarisht”, ka thënë Xi.
3 vite më parë qeveria super antikineze e Donald Trump ka lançuar një program të ri të Departamentit me Drejtësinë me objektivin e reprimimit të spiunazhit ekonomik dhe operacionet sekrete të influencës nga ana e Kinës. Për famëkeqen “China Initiative” është folur shumë sidomos për ta kritikuar, pasi sipas analistëve, studiues dhe akademikë nuk bën gjë tjetër veçse pezullon çdo lloj bashkëpunimi shkencor midis Amerikës dhe Kinës dhe rrit diskriminimin kundrejt aziatiko – amerikanëve. Vjedhjet dhe spiunazhi ekzistojnë gjithmonë, konkurrenca midis fuqive në fushën teknologjike është historia më e vjetër e botës: në Amerikë disa raste zbulohen, por herë të tjera FBI bën gabime makroskopike. Administrata Biden nuk ka vendosur se çfarë të bëjë me “China Initiative” dhe është një problem për ata 370000 studentë dhe studiues kinezë që janë në Shtetet e Bashkuara: nuk janë të gjithë spiunë, jo të gjithë influencojnë opinionin publik dhe bile shumë prej tyre në kontakt të drejtpërdrejtë me demokracinë perëndimore i njohin limitet e partisë unike kineze dhe e autoritarizmit të ri të rinovuar të Xi Jinping. Shpesh, prej paragjykimit dhe injorancës, armiqësia zgjerohet tek aziatikët në përgjithësi. Kushedi se çfarë do të kishte menduar për të gjithë këtë Mario Tchou. Shkencëtari i jashtëzakonshëm me origjinë kineze, që në vitin 1955 filloi të punojë për Olivetti dhe ndërtoi kompjuterin e parë me tranzistor italian – ka mundësi kompjuteri i parë i historisë – dhe vdiq në një incident automobilistik bashkë me shoferin e tij më 9 nëntor të vitit 1961.
Mario Tchou është një figurë e paharruar e industrisë italiane dhe ndërkombëtare, që i dha një kontribut themelor jo vetëm Olivetti, por edhe akademisë amerikane. Për të flitet shpesh, por duke parë vetë vitet e fundit e jetës së tij, ato të lidhura me emrin e Adriano Olivetti dhe të kolosit të Ivrea. Për të flitet kur rishfaqen periodikisht teoritë e komplotit, të hedhura poshtë nga faktet, lidhur me vdekjen e tij. Në realitet, e gjithë jeta e Mario Tchou ka përshkruar momente themelore të historisë së marrëdhënieve ndërkombëtare dhe është një afreskt manjifik i diplomacisë, jo vetëm politike, por edhe shkencore, dhe i paaftësisë, tipike e njerëzve vizionarë, për të arësyetuar brenda kufijve të kufizuar. Në një periudhë si kjo, ku polarizimi i politikës bën të shikohen me dyshim botët e largëta, Ciaj Rocchi dhe Matteo Demonte, videomaker dhe autor komikësh, sapo kanë botuar për Solferino “La macchina zero. Mario Tchou e il primo computer Olivetti”. Është e para, ndoshta biografia e parë e vërtetë e inxhinierit italokinez dhe po, Walter Veltroni nuk habitet, bëhet fjalë për një komik, bile për një graphic novel: një formë narrative deri në efikase në këtë rast se vetëm fjala e shkruar. Sepse për aftësinë e Rocchi dhe Demonte për të rindërtuar një histori pak të investiguar – kanë studiuar dokumenta origjinale në mandarin, janë ringjitur në lidhjet midis Italisë dhe Orientit – shfaqet edhe ajo e transformimit në imazhe të fuqishme një ndodhi që përfshin një prej periudhave më të rëndësishme të historisë sl vendit tonë dhe të Kinës.
“Historia e Mario Tchou është simbolike”, shkruan Ciaj Rocchi në një tek kontributet e tij te pasthënia, “Ka qenë i pari italo – kinez absolutisht, me prejardhje nga borgjezia e lartë, dëshmitar dhe pjesëmarrës në një epokë që i hapej së ardhmes pa brengë. Takimi me Olivetti ka qenë themelor, por konteksti familjar, ambienti diplomatik, kultura kineze, studimet klasike, specializimi në fushën shkencore në States… janë të gjithë elementë ql konkurrojnë në definicionin e një personaliteto me tipare unike, i aftë të metabolizojë dhe më pas të përziejë aspekte të ndryshme, të eksperimentojë”. E dinte mirë se kush ishte dhe çfarë donte, shkruan Rocchi: “Fliste dhe vishej si italian, por brenda vetes mendonte edhe në kinezçe”.
Më 26 qershor të 1924 zoti Tchou Yin merr një telefonatë në Villa Alberoni në Romë, selia e ambasadës kineze. Djali i dytë, një mashkull, sapo ka lindur. Vendos ta quajë Mario. Tchou Yin është një njeri shumë influent në Romë: vjen nga Hangzhou, kishte jetuar, në 1911, revolucionin që kishte sjellë përmbysjen e Dinastisë Qing. Në vitin 1915 niset për herë të parë për Europën, kërkon risi në prodhimin e mëndafshit, zbulon Italinë. Ndërkohë Kuomintangu dhe Republika e Kinës e sapolindur e Sun Yat Sen (që më pas, pas shumë ndodhive, bëhet Tajvani aktual) vendosin ta zgjerojnë influencën e saj jashtë vendit në të gjithë botën. Në vitin 1918 Tchou Yin bëhet Sekretari i Treti i ambasadës kineze në Itali, që atëhere ishte në Viale Pola 12. Pas 3 vitesh arrin bashkëshortja e premtuar, Evelyn. Ajo e tyrja ishte një martesë e kombinuar dhe Evelyn mund të duket një personazh dytësor në këtë histori, por pati një influencë të madhe mbi fëmijët e saj, përfshi Mario: ishte një grua e emancipuar, në kufijtë e kohës; “interesohej për të drejtat e grave, kishte ndjekur studimet në Londër, ku kishte hyrë në kontakt me Women’s Suffrage Society dhe me Women’s Rights League”. Një feministe! Qe pikërisht ajo që i çoi tre fëmijët e saj – Maria, Mario e Laura – në udhëtimin e parë në Kinë, për të njohur gjyshërit nga nëna.
Në vitin 1928 arritën Hangzhou dhe familjen e Evelyn: “Gjyshja ishte një grua në formë pavarësisht avancimin e moshës. Kishte qenë një prej grave të para kineze që nuk i mbanin më këmbët e fashuara. Burri i saj ishte një familje progresiste letrarësh dhe gazetarësh shumë aktivë në vend”. Fëmijët mbesin në Kinë për 3 vjet, një Kinë jashtëzakonisht ndryshe nga ajo që njohim tami. Merret frymë demokracie, lirie: “Ju nuk e dini akoma se çfarë është një republikë”, i thotë gjyshja fëmijëve në rindërtimin e “La Macchina Zero”, “Ama dijeni se ka qenë edhe falë një pararendësi tuaj Wang Kangnian që në Kinë sot jemi të gjithë të lirë që t’i shprehim idetë tona… Qysh atëhere ka Wang në thjuajse të gjitha kontinentet dhe kanë të gjitha postet: si babai juaj Yin, bëjnë zgjedhje të rëndësishme për vendin tonë”. Dhe atëhere Mario bën pyetjen më të thjeshtë dhe më të rëndësishme: “Por ne. Gjyshe, jemi italianë apo kinezë?”. Dhe gjyshja, përpara flamurit të Republikës së Kinës, atij që sot përfaqëson Tajvanin, kuq e blu: “Kinezë, kinezë. Keni lindur në Itali, por mbeteni kinezë, është Kina atdheu juaj, mos kini kurrë dyshime lidhur me këtë, forca juaj vjen nga klani”.
Kur rikthehen në Itali, familja Tchou e shesh situatën e vet të ndryshojë me shpejtësi. Pasi një dashurime nga ana e fashizmit dhe e Mussolini për Kinën nacionaliste, gjithçka i nënshtrohet aleancës me Japoninë. Për më tepër, në 1938, botohet Manifesti i Racës. Italia fashishte mbyll ambasadën kineze. Tchou Yin arrin që ta transferojë ambasadën pranë Selisë së Shenjtë boll që të qëndrojë në Romë. Pastaj vjen lufta dhe më së fundi Paslufta, rihapja e raporteve diplomatike. Është në këtë pasazh dramatik që Tchou Yin bëhet pika e referimit e të gjithë komunitetit kinez në Itali, “për kinezër robër në kampet fashiste”, shkruan profesor Daniele Brigadoi Cologna në pasthënie, dhe “në Pasluftën e menjëhershme do të përfaqësojë Kinën pranë Komisionit të Refugjatëve të Komitetit Aleat, duke kontribuar në operacionet e njohjes, certifikimit, dëmshpërblimit dhe riatdhesimit të kinezëve, atëhere ende në pjesën më të madhe në kampet e refugjatëve”.
Ndërkohë Mario Tchou kishte mbaruar shkollat italiane dhe ishte regjistruar në Kursin e Inxhinierisë Industriale të Sapienza, ku jepte mësim Edoardo Amaldi. Në vitin 1946 niset për Shtetet e Bashkuara. Instituti kinez i Uashington, Nju Jorkut, problemet ekonomike, martesa me Mariangiola Siracusa, pastaj ajo me kushërirën e tij, Elisa Montessori, dhe më pas më së fundi mundësitë e mëdha e botës teknologjike në fermentim të plotë. Qysh të vetëm, vitet amerikane e rrëfyer në biografinë “La Macchina Zero” ndihmon që të kuptohet se pse Mario Tchouishte i destinuar për gjëra të mëdha, edhe përpara telefonatës së Adriano Olivetti, që kërkonte të ngrinte në këmbë një ekip për realizimin e një llogaritësi elektronik. Të parin. Atë që studioi, dizajnoi dhe shpiku ekipi i udhëhequr nga Mario Tchou. “ka qenë kreu dhe mësuesi, ka qenë shoku dhe elementi trajnues i aventurës më të madhe teknologjike italiane. Linte pas vetes një boshllëk të pambushëshëm. Ishte vetëm 37 vjeç”. Incidenti në të cilin vdiq Mario Tchou dhe shoferi i tij ndodhi një vit pas vdekjes së Adriano Olivetti. Dega elektronike pak më pas u shpërbë dhe u shit, në vitin 1964, kompanisë amerikane General Electric. “Italia e kishte humbur përfundimisht rastin e saj”. Një ëndër italo – kineze.
(nga Il Foglio)
Përgatiti
ARMIN TIRANA