Nga Mirela Karabina
Tashmë vizioni i Lulzim Bashës për të shkëputur PD nga e shkuara dhe për ta drejtuar drejt së ardhmes euroatlantike rezulton të ketë qenë i qartë dhe i duhuri.
Para katër vitesh, me një akt politik të fortë duke ndarë të ardhmen nga e shkuara dhe përmes platformës së Kuvendit të 18 dhjetorit 2021, Lulzim Basha vuri interesin e Partisë dhe Shqipërisë mbi atë personal.
Nëse nuk do kishte pasur këtë qasje dhe largpamësi se rruga e zgjedhur drejt së ardhmes është pa kthim pavarësisht vështirësive dhe kostos personale të Tij si drejtuesi politik më i sulmuar në këto dekada, Ai sot do të kishte qenë kryeministër dhe drejtuesi i PD rehat fare, madje mbështetur fort nga këta që e sulmojnë sot. Por, demokratët dhe shqiptarët do t’i kishte lënë të endeshin dhe të drejtoheshin nga ky moçal politik, në absurd dhe pandëshkueshmëri.
Me një aureolë të shkëlqyer ndërkombëtare, të fituar prej vitesh që nga koha si Ministër i jashtëm, Lulzim basha sot është i vetmi lider shqiptar që gëzon besimin dhe respektin e partnerëve dhe aletatëve tanë për qëndrimet e tij, koherencën dhe pastërtinë e figurës.
Nga Kosova, Rajoni, në Bundestagun gjerman, në Paralmentin Britanik dhe tani drejt takimeve bilaterale drejt SHBA-së ku trajton qasjen e Demokratëve Euroatlantikë, çështjet e korrupsionit dhe luftës kundër tij përmes mbështetjes së Drejtësisë, mbështetje për Kosovën dhe faktorin shqiptar në Rajon, ai është statura e duhur e kryministrit të ardhshëm për shqiptarët.
Me një program të qartë politik të Demokratëve Euroatlantikë, që së fundmi e prezatoi në Federatën Globale të Këshillave për Konkurrueshmëri në Londër, ku adreson hallet dhe problemet e qyetarëve dhe jep zgjidhjen e tyre për ekonominë dhe taksat, arsimin dhe të rinjtë, shëndetësinë, pronat dhe pronarët legjitimë, të përndjekurit e regjimit komunist, fermerët dhe sigurinë, Lulzim Basha dëshmon përgjegjësinë e një kryeministri të ardhshëm që dëshiron zgjidhjen dhe më të mirën për jetën dhe mirëqëniein e qytetarëve të tij.
Realiteti politik i Lulzim Bashës sot është si dita me natën me moçalin politik të zhytur në korrupsion, i cili që po shkon çdo ditë para drejtësisë SPAK.
Ai i dinte vështirësitë e hapit që mori më 9 shtator 2021 ndaj dhe iu drejtua demokratëve dhe shqiptarëve, Ai e dinte që Trekëndëshi i Bermudes ishte shumë i fuqishëm por do të duhej dhe do të shpërbëhej.
Vizioni i qartë i tij prej lideri e drejtoi drejt rrugës pa kthim të së ardhmes, për të mirën e demokratëve, shqiptarëve, Partisë Demokratike dhe Shqipërisë.