Bujar Nishani është i pari President i Shqipërisë që do të zhvillojë një vizitë në luginën e Preshevës. Lajmi është konfirmuar për SYRI.net nga burime zyrtare të Presidencës së Shqipërisë. Këta të fundit thanë se, “vizita do të zhvillohet në datën 7 mars në kuadër të 130-vjetorit të Shkollës së Parë Shqipe dhe Ditës së Mësuesit”. Që nga themelimi i Shqipërisë, Luginën e Preshevës, për herë të parë, do ta vizitojë një presidenti shqiptar, i cili është Bujar Nishani. Vizita e Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, më 7 mars do të bëhet pikërisht në Bujanovc. Këtë vizitë të një Presidenti të Shqipërisë e kanë mirëpritur edhe liderët e Luginës së Preshevës, të cilët e cilësojnë si një vizitë historike. Shaip Kamberi, ka pohuar për “Presheva jonë” se, “më 7 Mars në Ditën e Mësonjëtores së Parë Shqipe, Presidenti shqiptar Bujar Nishani do ta vizitojë Bujanovcin. Është kjo një ditë historike jo vetëm për shkollën shqipe, por edhe për mbarë shqiptarët në Luginën e Preshevës”, ka thënë ai.
Kryesore
Continue to the categoryShifra alarmante: 47% e popullsisë mbi 15 vjeç në Shqipëri mezi...
Afërsisht 47% e popullsisë mbi 15 vjeç në Shqipëri ka arritje të ulëta arsimore dhe një pjesë tjetër 35.2% vlerësohet se kishte njohuri mesatare...