Vizita e Ramës në Portin e Durrësit, Berisha: Projekti përfundoi në 2013

Ish-Kryeministri Berisha reagoi përmes një komenti në rrjetet sociale në lidhje me vizitën që Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje në Portin e Durrësit. Berisha shkruan se inaugurimi i përfundimit të projektit dhe sigurimit të financimit në Portin e Durrësit është bërë më 14 maj 2013.
“Sot Noriega vizitoi këtë port të përfunduar, pasi dërgoi nga Tirana një banderolë të madhe ku shkruhej për të “Mirësevjen e të ruajt i madhi zot o burrë që mban fjalën”. Vetëm një burrë helaqe (fjala civile për hale) mund të bëjë një xhest të tillë!”, shkruan Berisha në rrjetin social.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit
Për burrin helaqe, që ka si moral mashtrimin!
Të dashur miq, më dt 14 maj të vitit 2013 inauguruam pas përfundimit të projektit dhe sigurimit të financimit, punimet në Portin e peshkimit të Durrësit!
Sot Noriega vizitoi këtë port të përfunduar, pasi dërgoi nga Tirana një banderolë të madhe ku shkruhej për të “Mirësevjen e të ruajt i madhi zot o burrë që mban fjalën”.
Vetëm një burrë helaqe (fjala civile për hale) mund të bëjë një xhest të tillë!
Këtu më poshtë keni statusin dhe fotot e inaugurimit të punimeve më dt 14 maj 2013 dhe banderolën e burrit helaqe që rreh gjoksin me mashtrime!
Statusi porti peshkimit 16 maj 2013:
Të dashur miq. Pardje në Durrës inauguruam fillimin e punimeve të Portit të Peshkimt, një investim prej 14 milionë euro dhe me kapacitet ankorimi për 130 anije. Porti do të ndërtohet nga kompania e mirënjohur Strabag dhe punimet përfundojnë në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm. Porti është i domosdoshëm për peshkatarët e Durrësit por edhe për qytetin tonë mijëravjeçar. Ai plotëson një mungesë të madhe dhe e barazon Durrësin me qytetet e tjera bregdetare mesdhetare.
Në këtë atmosferë gëzimi të papërmbajtur nga peshkatarët unë zhvillova me burrat e detit, në sheshin ku do të ndërtohet porti i ri, një bisedë shumë të frytshme për planin tonë kombëtar të peshkimt. Ata me kompetencë dhe përgjegjësi të lartë ngriteën çështjet shqetësuese për ta të lidhura me akcizën e naftës, TVSH për materialet që përdorin, tarifat portuale, probleme të lidhura me rregullat e gjuetisë dhe mbrojtjen e popullatave të peshqeve.
Plani ynë kombëtar për peshkimin do tu japi zgjidhjen më të mirë atyre. sb”
Sms i qytetarit dixhital:
“Sot paradite tek Porti i ri i Peshkimit në Durrës bëri një vizitë Rama, por dihet që vendimi për atë port ka qenë i joti. Dhe ato personazhe që ju pritën ju atëherë sot i thonin Ramës, që të rujt Zoti se prej teje e kemi portin”.

Artikulli paraprakMjeku, tavëll e bilardo në orar të punës, pacientët presin në radhë
Artikulli tjetërProtesta kundër plehrave, policia dhunon banorët e Mbrostarit