Vizita e Sekretarit të Jashtëm britanik në Kosovë, Basha: Mirënjohje për rolin jetik të Mbretërisë së Bashkuar dhe NATO-s për stabilitetin dhe paqen në Rajon

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetin social “X” ka reaguar pas vizitës së Sekretarit të Jashtëm britanik David Cameron në Kosovë, duke u shprehur se ky i fundit dërgoi mesazhe paqeje dhe stabiliteti për Kosovën dhe rajonin.

Ai u shpreh mirënjohës për rolin jetësor që Britania luan përkrahë NATO-s në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Basha theksoi se shqiptarët janë të privilegjuar të qëndrojnë krahë një miku dhe aleati si Mbretëria e Bashkuar.

“Mirënjohje për rolin jetik që luan Mbretëria e Bashkuar së bashku me NATO-n për sigurinë e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe investimin për një të ardhme më të mirë për popujt tanë.” – shkruan Basha.

Më poshtë postimi i plotë i kreut të PD-së:

“Faleminderit David Kamerun për vizitën kuptimplotë në këtë fillim viti në Republikën e Kosovës dhe për mesazhet e qarta në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe vlerave euro-atlantike për Kosovën dhe gjithë Rajonin. Mirënjohje për rolin jetik që luan Mbretëria e Bashkuar së bashku me NATO-n për sigurinë e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe investimin për një të ardhme më të mirë për popujt tanë. Shqiptarët janë të privilegjuar që qëndrojnë pranë një miku dhe aleati si Mbretëria e Bashkuar.”

Screenshot 20240104 204834 Opera Mini

Exit mobile version