Vizita historike e Tsiprasit në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras ka mbërritur të martën në Shkup në vizitën e parë të një kryeministri grek në Maqedoninë e Veriut, që nga pavarësia në vitin 1991. Tsiprasin u prit me ceremoni shtetërore.

“Mirëserdhe shoku im”, ishin fjalët e para të cilat Zaevi i tha në momentin kur Tsiprasi zbriti nga vetura në oborrin e qeverisë. Zaev si shenjë afërsie realizoi edhe “selfie” me Tsiprasin.

izita e kryeministrit grek është historike meqë ne po ndërtojmë një të ardhme të sigurtë për qytetarët e të dyja vendeve. Me vendimet e guximshme sot marrëveshja e Prespës është realitet, theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

“Me këtë vizitë ne po ndërtojmë një Ballkan të ri. Fryma e miqësisë është në mesin tonë. Marrëveshjen e arritur me Greqinë ia dedikojmë gjeneratave të reja. Vetëm në muajt e parë të nënshkrimit të marrëveshjes kemi ritje reale të ekonomisë në këmbim me Greqinë”, ka deklaruar Zoran Zaev.

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras tha se vizita e tij në Shkup është një hap historik, jo vetëm për rajonin por edhe për Evropën. Ne po ndërtojmë ura në vend të mureve. Kemi humbur shumë kohë në të kaluarën, andaj tani duhet të vrapojmë për të arritur benefitet për qytetarët e të dyja vendeve. ”

Greqia do ta përkrahë Maqedoninë e Veriut në procesin e reformave që ajo të jetë sa ma afër me familjen e Bashkimit Evropian. Ne jemi këtu si shokë dhe nuk do të mungojë ndihma e jonë”, tha kryeministri grek. Opozita në të dyja vendet duhet të jetë konstruktive

Në pyetjen e gazetarëve se sa rrezikohet Marrëveshja e Prespës nga partitë opozitarë në Greqi dhe Maqedoni, Tsipras tha se në vendet demokratike marrëveshjet janë të obligueshme.

Investimet për të ardhmen shënojnë një histori të re, andaj nuk besoj që opozita në Greqi do të ndërmarrë hapa kundër këtyre proceseve. Ajo çka është arritur duhet ruajtur dhe asesi të rrënohet, këto janë procese të pakthyeshme ka thënë kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Janë nënshkruar mbi 30 marrëveshje bashkëpunimi
Gjatë qëndrimit në Shkup të dy kryeministrat kanë nënshkruar mbi 30 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme, duke filluar nga ekonomia, mbrojta, energjetika dhe kultura.

Po ashtu janë formuar edhe shumë komisione të cilat do të intesifikojnë bashkëpunimin dhe do t’i zgjidhin aty për aty problemet të cilat do të paraqiten.

Forumi i biznesit
Në kuadër të vizitës së Tsiprasit në Shkup mbahet edhe Forumi i Biznesit, në të cilin po marin pjesë përfaqësues të më shumë se njëqind kompanive të mëdha dhe të mesme greke, të cilat janë të interesuara për të investuar në Maqedonin e Veriut.

Kompanitë greke tashmë kanë treguar interesim për të investuar më shumë se 500 milionë euro në sektorin energjetik në Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka interesim për të investuar edhe në bujqësi dhe sektorë të tjerë. “Vijnë përfaqësues të kompanive të mëdha të cilat kanë qarkullim vjetor prej miliarda eurove siç janë Motor oil, Mitilineos grup”,t hotë kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Përveç me kryeministrin Zoran Zaev, Tsipras është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi. Në agjendën e takimeve nuk bën pjesë presidenti Gjorge Ivanov, i cili kundërshton publikisht marrëveshjen me Greqinë për emrin.

Në mbrëmjen e së hënës, një ditë para ardhjes së Tsiprasit në Shkup, para ndërtesës së qeverisë, është vendosur edhe mbishkrimi i ri me emrin “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut” – në maqedonisht, shqip dhe anglisht.

Exit mobile version