Bashkia e Tiranës ka shpallur dje tenderin me objekt “Marrje mjetesh rrugore me qira operacionale (leasing) për Bashkinë Tiranë”, me vlerë të fondit limit 1,74 miliard lekë, ose 1,4 mln euro për 48 autovetura elektrike.
Edhe ne denoncime të mëparshme, kemi vënë dukje se marrja e mjeteve me qira operacionale, ka qenë një nga mënyrat alternative risi e kësaj qeverie për të shpërndarë paranë publike tek klientët e ngushtë të kryeministrit.
Përveç mungesës së transparencës dhe garës, vihej re një nivel i lartë i shpërdorimit të parasë publike, duke vendosur specifikime teknike për automjete që mund të ishin të arsyeshme për vende me një standard dhe mirëqënie shumë të lartë (edhe pse këto vende shquhen për modestinë në vlera shpenzimi për këto kategori mallrash).
Sigurisht që kur bëhet fjalë për Bashkinë Tiranë, e cila ka shumëfishuar taksat për banorët dhe bizneset e Tiranës, duke shtrënguar frymëmarrjen për të gjithë qytetarët, të majtë e të djathtë, shpërdorimi i parave të mjelura deri në pikën e fundit, është rregulli i funksionimit.
Ky institucion ka parakaluar dhe institucionet e tjera që kanë ndjekur këtë praktikë abuzive.
Sjellim si referencë objekt të njëjtë të blerë nga Policia e Shtetit në 2018. Për 134 automjete me qira operacionale, me specifikime të tilla që i bëjnë të konsiderohen makina luksoze, janë shpenzuar 2.3 miliard lekë nga Policia e Shtetit, afësisht 17 milion/automjeti.
Ndërsa Bashkia e Tiranës, nën urdhrat e Veliajt, për 48 mjete, ofron 1.7 miliard lekë, pra mesatarisht 36 milion lekë/automjeti. Bëhet fjalë për automjete elektrike, të prodhimit 2018-2019, me specifikime teknike që flasin vetë për luksin e shfrenuar që blihet me paratë e qytetarëve të rrjepur nga kryebashkiaku i Tiranës.
Automjete elektrike?! Patjetër vetëm elektrike?! Sigurisht, sigurisht, shqetësimi i Veliajt është ruajtja e mjedisit, po aq sa shqetësohet kur hedh firmat në qindra leje për kulla dhe betonizimet e atyre pak mini-parqeve që i kanë ngelur kryeqytetit.
Departamenti i antikorrupsionit PD