OSHEE vijon të vjedhë hapur qytetarët me faturat aforfe, por edhe nëpërmjet sahatëve matës të energjisë elektrike. Një qytetari nga Tirana tregon se, OSHEE i ka faturuar 3 milionë lekë energji elektrike ndonëse ai i ka paguar rregullisht faturat. Ismail Basha tregon se i ka ardhur një faturë 3 milionë lekë për energjinë elektrike në dyqanin e djalit të tij, Erblin Basha.
I dëshpëruar dhe i revoltuar Ismail Basha tregon se, drejtuesit e OSHEE nr.2 i kanë thënë se kështu regjistron sahati që ke tek dyqani, por në fakt ai ka tjetër sahat dhe i ka paguar faturat rregullisht, për këtë ka edhe dokumentat që i ka paraqitur tek OSHEE dhe në mjaft instirucione të tjera shtetërore por askush nuk i ka zgjidhur hall. Ai thotë se i ka shkruajtur edhe portalit të qeverisë dhe i është drejtuar edhe kryeministrit Rama por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
“Drejtoria e OSHEE nr.2 më ka vënë 3 milionë lekë energji elektrike aforfe për dyqanin tek “Oxhaku”. Dyqanin e bleva në vitin 2015, deri në këtë kohë mua më dalin të gjitha faturat e rregullta, të paguara. Në shtator të vitit 2017 më kërkojnë që të paguaj 3 milionë lekë pasi, sipas tyre kështu rregjistron sahati, ndërkohë që tjetër sahat kam në kontratë dhe sipas atyre tjetër sahat del në objekt. Unë u kam kërkuar, ku ndodhet sahati që më keni shkruajtur në kontratë dhe ku ndodhet kontrata e sahatit që gjendet në objekt. Përgjigja e tyre është: “Ne e gjetëm sahatin në objekt dhe kjo të ngelet ty”! Unë u kam thënë se ky sahat që u gjet në objektin tim ju paska humbur juve dhe e gjetët tek unë?!
Unë u kam kërkuar, kur u ka humbur ky sahat a keni bërë kallzim penal për humbjen e tij, çfarë numri komntrate ka ky sahat kur ka adalë nga arshiva juaj.
Së dyti kam kërkuar procesverbalin e ndryshimit të kontratës nga Skënder Medani në emrin e djalit tim, Erblin Basha. Kush ka firmosur për ndryshimin e kësaj kontrate dhe ku ndodhet ky sahat që më është shkruajtur në kontratë për të cilën kam njoftuar prokurorin e përgjithshëm, drejtorin e policisë së shtetit, kryeminsitrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta, minsitrin e Brendshëm, Fatmir Xhafa, minsitrin e Energjisë, Damian Gjiknuri si dhe drejtoreshën e OSHEE nr.2, Besa Bello. Kam bërë kallzim penal në prokuroinë e Tiranës ku kam kërkuar; nëqoftëse kam vjedhur 1 kilovat energji elektrike e djeg veten time në mes të sheshit Skëndebrej, në të kundërtën gjeni ju ku kanë vajtur lekët e vjedhura, si vidhet qytetari shqiptar në mes të ditës me dokumenta dhe matës energjie të falsifikuar.
Kam bërë ankesë te drejtoria e OSHE nr.2 dhe më kanë kthyer përgjigje se, nuk dimë se si ka ardhur ky sahat në dyqanin tuaj dhe si është vendosur kjo kontratë.
Kryetari i Degës së Shitjes tek OSHEE nr.2 më ka thënë se edhe ju keni faj që nuk e zbuluat këtë defejkt në kohë. Unë i kam krthyer këtë përgjigje; nëse unë kam bërë gabim shkoj në burg, por bashkë me juve që falsifikoni dokumenta dhe vidhni hapur në mes të ditës”, shprehet qytetari Ismail Basha.