“Vjen ministri të shtunën, na duhen lekë, sa më shumë lekë”: Tatimorët gjoba bizneseve në Elbasan

Tatimorët kanë nisur një reprezalje ndaj biznesve në Elbasan prej disa ditësh. Grupet e personave që dalin në terren tek bizneset të identifikuar si “Hetimi Tatimor” u venë gjoba biznesve për të mbushur arkën e shtetit. Tatimorët u thonë biznesmenëve dhe tregtarëve se u duhen lekë sa më shumë lekë të mbushim arkën sepse vjen ministri të shtunën në Elbasan.
Në fakt ministri i Financave Arben Ahmetaj pritet të shkojë të shtunën në Elbasan në kuadrin e “Llogaridhënies së ministrave para biznesit”. Por duket se “ustallarët” e kësaj Ministrie, “llogaridhënien” po e shoqërojnë edhe me “gjobëvënien” dhe marrjen e parave nën dorë tek bizneset.
Mjaft biznese janë ankuar këto ditë se se u është bërë presion për t’u marrë lekë nga grupime personash të cilët klëvizin me makinat me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.
Biznesmentë shprehen se po ushtrohet një terror i paparë ndaj tyre. “Kjo është një situatë terrori e paparë psikologjik ndaj nesh. Na kërkojnë lekë dhe na kërcënojnë nëse nuk u japim, në një kohë që kryeministri Rama deklaron; denonconi çdo akt korruptiv”.
Biznesmentë dhe tregtarët që denoncojnë këtë skandal kanë frikë të idnetifikohen sepse u vendosen gjoba edhe më të mëdha nga tatimorët.

ahmetaj

Artikulli paraprakEmërime nepotike dhe klientelizëm në spitalin e Gramshit
Artikulli tjetërRama ikën nga Tirana një ditë para protestës